Fëmija që vdiq në Suharekë varroset sot

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 13:58
Fëmija që vdiq në Suharekë varroset sot

Varrimi i djalit që ka vdekur dje në Suharekë pasi i kishin zënë dyert e shtëpisë, do të bëhet sonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkë me fëmijën ishte edhe motra e tij, e cila sipas informacioneve të familjarëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur në dyert e fqinjëve që u rrëzuan mbi të vegjlit.

Sipas fqinjit, i cili edhe i largoi dyert nga fëmijët, gjendja e djalit ka qenë e rëndë, derisa vajza e cila po trajtohet në QKUK ka qenë me vetëdije.

(Kosova Sot Online)