Njëri nga familjarët jep detaje për vrasjen në Klinë

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 14:39
Njëri nga familjarët jep detaje për vrasjen në Klinë

Të hënën në Klinë, një person është vrarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e privoi nga jeta mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.

Ngjarja ndodhi brenda një lokali në qendër të këtij qyteti, derisa qytetarët u shprehen të tronditur.

E i dyshuari gjendet ende në arrati dhe është në kërkim policor.

“Kanë pasur mosmarrëveshje më herët, por jo deri në këtë shkallë”, tha një familjar i viktimës.

“Ka qenë njeri human dhe nuk e prisnim që dikush ta vriste. Ai i ka lënë pas vete dy fëmijë”, theksoi ai.

Derisa rreth të dyshuarit u tha se ishte në kërkim nga policia edhe jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)