Kurti falënderon politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 16:14
Kurti falënderon politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër

Për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër, përmes së cilës kërkohet qasje e barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe ku ankohen për anim kah Beogradi, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti i ka falënderuar me emra tre nga më kryesorit e kësaj letre, si dhe të gjithë nënshkruesit e tjerë. Ai ka përmendur edhe kërcënimin që vjen nga Serbia.

“Faleminderit Alicia Kearns [deputete britanike], Senatorit [amerikan] Bob Menendez dhe Michael Roth [Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman], si dhe pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.


(Kosova Sot Online)