Përparim Rama: Kemi nisur 25 projekte të reja në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 16:27
Përparim Rama: Kemi nisur 25 projekte të reja në Prishtinë

Kemi nisur 25 projekte të reja në Prishtinë, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë, komuna e Prishtinës në Facebook ka paralajmëruar se kryeqyteti “do të vlojë nga punimet në terren”.

Përmes një njoftimi, komuna thotë se në mbledhjen e bordit të drejtorëve u diskutua për nisjen e realizimit të 25 projekteve të reja për kryeqytetin pas bartjes së mjeteve.

“Do të ketë dinamikë të shtuar në të gjitha projektet e vjetra dhe të reja që do të fillojnë. Prishtina do të vlojë nga punimet në terren”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)