Dalin pamje të reja nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 17:00
Dalin pamje të reja nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi

Mediat turke kanë publikuar të tjera pamje tronditëse të lëkundjeve vdekjeprurëse që goditën zonën e Adanasë e Kahramanmaraş më 6 shkurt të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sikurse shihet nga filmimet e kamerave të sigurisë në pika të ndryshme të qytetit, në sekondat e para të tërmetit shihet një dritë që dilte në qiell dhe ndriçonte gjithë zonën.

Përveç kësaj, në pamje pasqyrohen edhe momente të shembjes së disa objekteve dhe paniku i banorëve, që vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar lëkundjeve.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen “Pazarcık” të Kahramanmaraş, shkaktoi panik, ndërsa dëmet materiale dhe në njerëz ishin të pallogaritshme.

(Kosova Sot Online)