Ja sa u gjobit nga policia shoferi i cili voziti 251 km/h në autostradë

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 17:21
Ja sa u gjobit nga policia shoferi i cili voziti 251 km/h në autostradë

Një shofer është gjobitur me 300 euro dhe për 3 muaj i është ndaluar vozitja pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h ai ka vozitur me shpejtësi 251 km/h, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 251 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)