Kompania ia jep gabimisht 367 paga punëtori refuzon t'i kthejë paratë
Një hungarez u bë përkohësisht një burrë i pasur, pasi kompania ku ai punonte e pagoi gabimisht 367 herë më shumë se sa kishte fituar në të vërtetë. Dhe kur punëdhënësi i kërkoi paratë, ai nuk pranoi t’ia kthente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burri i paidentifikuar, i cili vjen nga qarku Somogy i Hungarisë, punoi për një kohë të shkurtër për një kompani në Kaposvár, por punësimi i tij u ndërpre gjatë periudhës së provës.
Për periudhën e tij të shkurtër në kompani, ai morii 92,549 forinta,dikur tek 238 euro ose 260 dollarë), por me një veprim bujarie të pabesueshme, punëdhënësi i pagoi atij 367 herë më shumë se kjo shumë.
Në fakt, ishte thjesht një gabim i madh i shkaktuar nga fakti se burri kishte një llogari bankare austriake, kështu që rroga duhej paguar në monedhën vendase, euro. Vetëm se, në vend që të konvertonin forintat vendase me euro, ata i dërguan fatlumit 92,549 euro në vend të tyre.
Menjëherë pasi e kuptoi gabimin, kompania hungareze kontaktoi ish-punonjësin e saj dhe i kërkoi atij t'i kthente paratë që ishin futur aksidentalisht në llogarinë e tij bankare.
Megjithatë, burri tha se nuk kishte më qasje në llogarinë bankare austriake, kështu që nuk mund t'i kthente paratë mbrapsht.
Vetëm se ky padyshim nuk ishte fundi dhe një hetim i mëpasshëm nga Policia zbuloi se burri kishte tërhequr rreth 15,500 euro para në dorë nga llogaria e tij austriake përmes një ATM në jug të Hungarisë dhe i kishte transferuar në një llogari tjetër bankare.
Me ndihmën e Prokurorisë së qarkut Kaposvár, kompania arriti të ngrinte llogarinë bankare austriake të të akuzuarot dhe organizoi punën që paratë të transferoheshin përsëri në llogarinë e saj bankare.
Sipas Hvg.hu, ajo ka rikuperuar rreth 72,000 euro deri më tani, por shpreson të marrë përfundimisht shumën e plotë të lidhur me ish-punonjësin e saj.
(Kosova Sot Online)