Qeveria: Bashkëshortja e Mehajt është diagnostifikuar me një sëmundje

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 18:20
Qeveria: Bashkëshortja e Mehajt është diagnostifikuar me një sëmundje

Më shumë detaje rreth arsyes së dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes, ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë, prandaj i duhet kujdes në Oslo.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.

Sot, kryeministri Kurti ka njoftuar se në vend të Mehajt, ministër të Mbrojtjes e ka emëruar Ejup Maqedoncin.


(Kosova Sot Online)