Kurti mirëpret në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 19:00
Kurti mirëpret në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

Në takim lamtumirës, shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, e priti sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.

“Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre”, thuhet n╒ komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Për këtë përshëndetja ka shkruar edhe Kurti në Twitter, duke u shprehur për marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë.

(Kosova Sot Online)