Pasi Mehaj dha dorëheqje reagon Rohde

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 19:50
Pasi Mehaj dha dorëheqje reagon Rohde

Për dorëheqjen  e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj  dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave  u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mehaj ka thënë se po dorëhiqet për çështje familjare. 

(Kosova Sot Online)