Rashiq flet për zv-ministrin e tij serb që ishte pjesë e luftës

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 21:17
Rashiq flet për zv-ministrin e tij serb që ishte pjesë e luftës

Nenad Rashiq, ministër i për Kthim dhe komunitete ka folur për emërimin e Radojica Radomiroviqin si zv-ministër më 25 maj të këtij viti, por ditë më parë u raportua se ai ka qenë pjesë e luftës.

Rashiq e ka quajtur këtë zv-minsitër  si të përkushtuar dhe shumë institucionalist.

“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm”, ka thënë ai

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Radomiroviqi nuk ka qenë i përfshirë në operacione luftarake, por ka punuar në staf civil si kontabilist. 

(Kosova Sot Online)