Parashikimi i motit për sot, me diell dhe vranësira

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 07:31
Parashikimi i motit për sot,  me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, transmeton "Kosova Sot Online".

IHK njofton se në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit.

(Kosova Sot Online )