Rashiq flet për zv.ministrin e tij serb që ishte pjesë e luftës: I përkushtuar, shumë institucionalist

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 08:53
Rashiq flet për zv.ministrin e tij serb që ishte pjesë e luftës: I përkushtuar, shumë institucionalist

Nenad Rashiq, ministër i për Kthim dhe komunitete ka folur për emërimin e Radojica Radomiroviqin si zv/ministër më 25 maj të këtij viti, por ditë më parë u raportua se ai ka qenë pjesë e luftës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Radomiroviqi nuk ka qenë i përfshirë në operacione luftarake, por ka punuar në staf civil si kontabilist.

(Kosova Sot Online )