Lexoni edhe:
Gjykata Speciale përfundon pushimet, rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve dhe konfirmohen datat
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft Fur Zusammenarbeit (GIZ), për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se për këtë marrëveshje janë ndarë mbi 10 milion euro nga ministria federale gjermane dhe 10 milion euro nga MBPZHR.
Sipas tij, ky projekt ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike në tregun e përbashkët me Bashkimin Evropian.
“Qëllimi i këtij projektligji është Ratifikimi i Marrëveshjes në mes të Kosovës e përfaqësues nga MBPZHR dhe Gizit. Ministria federale gjermane kontribuon më një shumë prej mbi 10 milion e 250 mijë euro ndërsa MBPZHR me një shumë prej 10 milion në periudhën kohore 2024-2027. Këto mjete do të përdoren për aktivitete bujqësore. Përmes kësaj marrëveshje ndërkombëtare synohet të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike në tregun e përbashkët të BE, të cilët ndërmarrjet e vogla dhe të mesëm bujqësore në rritjen e konkurrencës së tyre dhe gradualisht ndikon në krijimin e një mjedisi më të mirë mjedisi”.
(Kosova Sot Online )