Policia e Kosovës pranon dy vetura donacion

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 15:30
Policia e Kosovës pranon dy vetura donacion

Dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, policia e Kosovës ka pranuar si donacion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se ky donacion ndihmon në rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.

Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës pranoi donacion 2 (dy) automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM)

Prishtinë, 09 gusht 2023

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy (2) automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.

Donacion i pranuar ndihmon rritjen e  kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.  Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.

Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të  saj të cilët  vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve  të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët.

(Kosova Sot Online)