19 vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i hotelit

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 16:05
19 vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i hotelit

Anduel Hoxha, vetëm 19 vjeç ka rënë nga kati i dytit i resortit në Ksamil ku rdhe po kalonte pushimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Uniformat blu bëjnë ëme dije se i riu, Anduel Hoxha është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)