Arrestohen pronarët e dy lokaleve që prodhonin kanabis dhe ua shisnin pushuesve

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 16:21
Arrestohen pronarët e dy lokaleve që prodhonin kanabis dhe ua shisnin pushuesve

Raportohet se dy pronarë në plazhin e Krorëzit u ofronin turistëve edhe kanabis, veç plazhit dhe shezlongët të vendosur pa lejen e bashkisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga operacioni koduar “All in” u zbulua se territoret e 2 lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë.

Dy pronarët të këtyre lokaleve janë vënë në pranga, A. N., 28 vjeç dhe E. I., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kamerieri i cili nuk kallëzonte krimin, do ndiqet penalisht nga organet përkatëse.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe ka asgjësuar nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)