Ja kush takohet me kryeministren serbe Ana Bërnabiq

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 16:32
Ja kush takohet me kryeministren serbe Ana Bërnabiq

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach sot është pritur në takim nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton Danas, qeveria serbe ka njoftuar se temë e takimit ishte përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të dy vendeve dhe situata në rajon.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bërnabiq tha se “kusht për vazhdimin e procesit të normalizimit është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe vuri në dukje se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer çështjet e hapura dhe për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në Beograd, Edëard Ferguson, Bërnabiq shprehu “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe” dhe pretendoi se “bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme, për të cilin po punon intensivisht”.

(Kosova Sot Online)