Ristuccia e informon për situatën në terren senatorin amerikan Reed

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 17:21
Ristuccia e informon për situatën në terren senatorin amerikan Reed

Në një vizitë te komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot ka shkuar senatori amerikan, Jack Reed, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR në Tëitter, duke thënë se në takim Ristuccia e ka informuar senatorin për situatën në rajon.

“Senatori i Shteteve të Bashkuara për Rhode Island Senatori Jack Reed i bëri një vizitë te komandanti i KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë. Gjatë takimit gjenerali Ristuccia e informoi mysafirin e nderuar për situatën e përgjithshme në terren dhe aktivitetet e KFOR-it”.

(Kosova Sot Online)