Zbulohet arsyeja pse Arifi u takua me ambasadorin Hill

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 19:11
Zbulohet arsyeja pse Arifi u takua me ambasadorin Hill

Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, është takuar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arifi ka thënë se me Hillin ka folur për gjetjen e zgjidhejve afatgjate për shqiptarët

”Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Ai ka thënë se koordinimi me ndërkombëtarët është garanci për të ardhmen.


”Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)