Mehaj: A e dini se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë është hedhur me mbështetjen e ShBA-së?

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 20:12
Mehaj: A e dini se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë është hedhur me mbështetjen e ShBA-së?

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj që të martën dha dorëheqje, sot është takuar me ministrin e ri të emëruar, Ejup Maqedonci.

Ata bashkë e kanë pritur atasheun Amerikan kolonel Mosley.

Mehaj ka thënë se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë së Kosovës e kanë bërë në koordinim me SHBA-të.

”Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani”.

(Kosova Sot Online)