Rusia rrëzon dy drone pranë Moskës

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 22:46
Rusia rrëzon dy drone pranë Moskës

Zyrtarët rusë thanë se mbrojtja ajrore rrëzoi dy dronë që synonin Moskën gjatë natës, në atë që ata pretendojnë se është përpjekja e fundit e Ukrainës për të sulmuar kryeqytetin në një përpjekje për të sjellë luftën në Rusi.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot u parandalua mbi territorin e rajonit të Moskës”, tha ministria e mbrojtjes.

“Dy UAV u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.”

Kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin tha se njëra u qëllua pranë Domodedovos, ku ndodhet një nga aeroportet më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë, dhe një tjetër pranë autostradës së Minskut. 

(Kosova Sot Online)