Vrasja dhe plagosja në Skënderaj, të dyshuarit që hynë të maskuar në kafiteri ndodhen në arrati

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 10:02
Vrasja dhe plagosja në Skënderaj, të dyshuarit që hynë të maskuar në kafiteri ndodhen në arrati

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj, ku një person ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur, përcjell "Kosova Sot Online".

Por dy të dyshuarit, që sipas policisë hynë të maskuar në kafiteri për të kryer krimin ndodhen në arrati.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, konfirmoi policia.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, informon policia.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

(Kosova Sot Online)