Ky është 39 vjeçari që mbeti i vrarë në Runik në Skenderaj

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 10:26
Ky është 39 vjeçari që mbeti i vrarë në Runik në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pas mesnatë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku mbetën të plagosur tre persona dhe një person mbeti i vdekur, përcjell "Kosova Sot Online".

Viktima është Negjmedin Loshi, 39 vjeç nga fshati Pemishtë i Skenderajt.

Të plagosur kanë mbetur: Qendrim Januzi [i lindur 1991],Fidan Januzi [i lindur 1982],Muhamet Ramadani [i lindur 1988].

Policia ka njoftuar se nga hetimet e para dyshohet se dy persona kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë.

Të dyshuarit janë në kërkim të policisë.

(Kosova Sot Online)