Vdes një grua në Gjilan, ra në një bunar

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 10:44
Vdes një grua në Gjilan, ra në një bunar

Një grua ka vdekur dje në Gjilan, pasi ra në një bunar, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Gjilan, 09.08.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një  bunar.  Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar  njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot Online)