Pozhari: Duhet të ashpërsohen masat për armëmbajtje pa leje, tjetër rrugë nuk ka

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 13:22
Pozhari: Duhet të ashpërsohen masat për armëmbajtje pa leje, tjetër rrugë nuk ka

Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri  sot pas mesnatë në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt, përcjell "Kosova Sot Online".

Analisti, Xhevdet Pozharin bën thirrje që ashpërsohen masat për armëmbajtje pa leje, pas vrasjeve të ditëve të fundit në Kosovë.

Tutje, Pozhati ka thënë se tjetër rrugë nuk ka.

Postimi i plotë:

Edhe një vrasje e rëndë paska ndodh sot në Skenderaj, një i vdekur dhe tre të plagosur.

Tronditëse se si brenda 4 ditëve në Kosovë ndodhën 3 vrasje në rrethana kur shkaktohet edhe rreziku i përgjithshëm.

Duhet të ashpërsohen masat për armëmbajtje pa leje. Tjetër rrugë nuk ka. Mbi 90% e rasteve kalojnë veç me gjobë. Kjo vetëm i stimulon kaubojët.

Dënim me burg!

(Kosova Sot Online)