Aksident: Vetura përfundon në katin e dytë të një shtëpie

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 20:47
Aksident: Vetura përfundon në katin e dytë të një shtëpie

Një aksident në Pensilvani është bërë kryefjalë e mediave për shkak të lartësisë në të cilën përfundoi mjeti që doli nga rruga, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fotot që qarkullojnë në media shihet se makina ka përfunduar “e ngulur” në katin e dytë të një shtëpie, ndërsa zyrtarët po e konsiderojnë aksidentin si një “veprim të qëllimshëm”.

Policia e gjeti makinë gri të futur brenda katit të dytë të shtëpisë në qytetin e Lewistown.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje për mënyrën sesi automjeti përfundoi në katin e dytë, por kanë nisur përgatitjen e akuzave ndaj shoferit.

Dyshohet se tre persona ishin brenda shtëpisë në momentin e përplasjes, por askush nuk u lëndua. Shoferi pas përplasjes doli në çati dhe më pas u dërgua në spital pasi kishte marrë lëndime.

Ndërkohë, departamenti i zjarrfikësve tha se iu deshën rreth tre orë punë për të larguar makinën nga kati i dytë.

(Kosova Sot Online)