Për shkak të rrogave minatorët e Trepçës bojkotojnë punën

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 14:26
Për shkak të rrogave minatorët e Trepçës bojkotojnë punën

Për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar, minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.

(Kosova Sot Online)