A do t'i shpëtojë burgut Trump?

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 15:29
A do t'i shpëtojë burgut Trump?

Është e pamundur të dihet se sa i shqetësuar mund të jetë realisht Donald Trump për mundësinë për të shkuar në burg për ndonjë nga veprat penale për të cilat akuzohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pretendon se mund të përballet me 561 vjet burg, falë “gjuetive të shtrigave të së majtës”

Siç shkruan “BBC”, ky mund të jetë pa dyshim ekzagjerim, por nëse ai dënohet në ndonjë nga tre çështjet gjyqësore, mund të pasojë një dënim me burg.

Ish-kongresmeni, Will Hurd, i tronditi të gjithë të pranishmit në një darkë republikane në Iowa javën e kaluar, kur tha se e vetmja arsye pse Trump po kandidon për Shtëpinë e Bardhë është që t’i shpëtojë burgut.

Nuk e ka plotësisht gabim. Ish-presidenti e ka bashkuar tashmë fushatën zgjedhore dhe problemet ligjore. Ai përdor akuzat kundër tij si një pikë kryesore të fushatës. Në fjalime ai thotë se po ndiqet penalisht sepse “shteti” i frikësohet rizgjedhjes së tij president. Dhe ai tashmë ka përdorur të paktën 40 milion dollarë nga donacionet e fushatës për të paguar tarifat ligjore.

 

(Kosova Sot Online)