'2100 bimë kanabisi në arën me misër', arrestohet 28-vjeçari

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 15:57
'2100 bimë kanabisi në arën me misër', arrestohet 28-vjeçari

Një 28 vjeçar është arrestuar, i cili po kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kurse, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Njoftimi i policisë/ Vau i Dejës

 Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

(Kosova Sot Online)