A po vazhdon ende protesta e minatorëve të Trepçës?

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 17:26
A po vazhdon ende protesta e minatorëve të Trepçës?

Protesta e minatorëve për shkak të mospagesës për muajin korrik, po vazhdon, ka deklaruar nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve, Destan Kërleshi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se e kanë ftuar kryeshefin për takim, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është realizuar.

Kërleshi tha se do të marrin veprime tjera nëse nuk realizohen pagesat edhe për muajin gusht.

(Kosova Sot Online)