Në rajonin e Prishtinës policia sekuestron armë zjarri dhe thika

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 17:52
Në rajonin e Prishtinës policia sekuestron armë zjarri dhe thika

Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

• Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm,

• Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm,

• Një armë të shkurtë,

• Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

• Tri thika të ndryshme,

• Një shufër metalike, si dhe

• Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

(Kosova Sot Online)