Fundoset anija me emigrantë, vdesin disa persona

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 18:12
Fundoset anija me emigrantë, vdesin disa persona

Një varkë me emigrantë të pakicës Rohingya nga Mianmari është mbysur në Gjirin e Bengalit, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe rreth 30 të zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Varka ishte nisur për në Malajzi dhe koha e saktë dhe shkaku i përmbysjes nuk dihen.  Byar La tha se 17 trupa, përfshirë 10 gra, u gjetën përgjatë bregut në Sittwe, rreth 335 kilometra (210 milje) në perëndim të kryeqytetit kombëtar, Naypyitaw, midis të hënës dhe të mërkurës.

Tetë të mbijetuarit u morën nga forcat e sigurisë së Mianmarit.  Anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe autoritetet po vazhdonin kërkimin për personat e zhdukur, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Rakhine, Hla Thein tha se kufomat ishin gjetur në breg që nga e hëna, por numri i saktë dhe detajet e tjera nuk dihen ende.

(Kosova Sot Online)