Musliu: Ku munden shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 08:59
Musliu: Ku munden shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se është shumë pragmatike në jetë dhe se i pëlqen planifikimet, kur ka mundësi që t'i planifikoj ato, përcjell "Kosova Sot Online".

Musliu përmendi edhe pagat e shqiptarëve dhe planet e tyre, duke thënë se ku munden që  shqiptarët të bëjnë plane me 350 euro pagë mujore.
 
“Ku mujn shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur smund e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres”, tha Musliu.
 
“Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj”, tha tutje ajo.

(Kosova Sot Online)