Sot varroset personi që u vra në Runik të Skenderajt

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 09:45
Sot varroset personi që u vra në Runik të Skenderajt

Sot varroset Nexhmentin Loshi, 39 vjeçar i cili mbeti vrarë nga të shtëna me armë zjarri në një lokal dje në fshatin Runik të Skenderajt, përcjell "Kosova Sot Online".

Të afërm të familjes Loshi kanë njoftuar se sot në ora 15:00 në vazrrezat e fshatit Pemishtë do të varroset Nexhmedin Loshi.

“Ju njoftojm se Vorrimi i nexhit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Pemishtë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sipas policisë, të dyshuarit që kanë shtënë me armë në lokal akoma janë në arrati, ndërkohë edhe tre persona të tjerë të cilët janë plagosur janë duke u trajtuar në QKUK.

(Kosova Sot Online)