Berisha: Kush nuk sillet në mënyrë evropiane e minon shtetin e Kosovës

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 10:48
Berisha: Kush nuk sillet në mënyrë evropiane e minon shtetin e Kosovës

Zyrtari i LDK, Anton Berisha, ka deklaruar se kushdo që nuk e ndjek rrugën evropiane përveçse e minon shtetin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai i ka dhënë të drejtë zëdhënësit të BE, Peter Stano, i cili dje ka thënë se ndaj Qeverisë së Kosovës u morën masa pasi ajo nuk u soll në mënyrë evropiane.

“Ne, që në vazhdimësi i kemi kërkuar qeverisë të sillet nē mënyrë europiane, nuk e kemi bërë as për përkrahje e as mospërkrahje ndaj saj, por e kemi ditur se rrugë tjetër nuk ka, në qoftë se qëllimi është ndërtimi i shtetit demokratik dhe prosperues. Këta që proklamojnë rrugë të tjera, si nga qeveria, si nga opozita apo kudoqofshin, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse minojnë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Berisha

(Kosova Sot Online)