Gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj, ishte zhdukur prej 11 ditësh

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 12:41
Gjendet në gjendje të rëndë burri nga Skenderaj, ishte zhdukur prej 11 ditësh

Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt është gjetur i gjallë 11 ditë pas zhdukjes së tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Familjarët e tij, kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjaret kanë treguar se ai është gjetur në frashtin Zhilivodë të Vushtrrisë.

Ademi ka marrur edhe ndihmë mjekësore

(Kosova Sot Online)