47-vjeçari merr plumb në shpatull teksa po ecte në fshatin Grudë e Re

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 14:13
47-vjeçari merr plumb në shpatull teksa po ecte në fshatin Grudë e Re

Një 47-vjeçar është plagosur me plumb në shpatull në fshatin Grudë e Re në Shkodër, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia po kërkon për autorët.

Policia ka njoftuar se 47 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke hetuar.

“Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij,” njofton policia.

(Kosova Sot Online)