Gjendet trupi i 21-vjeçarit, ra aksidentalisht në kanalin e Pojanit

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 15:07
Gjendet trupi i 21-vjeçarit, ra aksidentalisht në kanalin e Pojanit

Një i ri 21 vjeç, Hamit Senka, është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia bën me dije se pas më shumë se dy orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një kanal në Pojan.

Ai ishte duke peshkuar me shokët në momentin e zhdukjes dhe kanë qenë këta të fundit që kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Ai ra në kanal aksidentalisht, ndërsa ishte duke peshkuar.

(Kosova Sot Online)