16-vjeçarja vdes pas kafshimit nga gjarpri

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 15:32
16-vjeçarja vdes pas kafshimit nga gjarpri

Një vajzë 16-vjeçare nga Nepali vdiq si pasojë e praktikës së paligjshme ‘chhaupadi’, në të cilën gratë me menstruacione detyrohen të qëndrojnë në kasolle jashtë shtëpive të tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Anita Chand, nga distrikti Baitadi në perëndim të vendit, i cili kufizohet me Indinë, besohet se ka vdekur të mërkurën nga një kafshim gjarpri ndërsa ajo ishte duke fjetur, transmeton Telegrafi.

Vdekja e saj është vdekja e parë e raportuar nga chhaupadi që nga viti 2019, dhe aktivistët kanë frikë se përparimi në eliminimin e praktikës është minuar, raporton The Guardian.

Chhaupadi bazohet në besimin shekullor se gratë dhe vajzat janë të papastra dhe të paprekshme gjatë menstruacioneve.

Ata nuk lejohen të kryejnë një sërë aktivitetesh, dhe në disa raste dëbohen në “kasolle” për kohëzgjatjen e periodave. Kjo praktikë, e cila ka lidhje me hinduizmin, është e rrënjosur thellë në Nepalin perëndimor.

I ndaluar në vitin 2005, Chhaupadi dënohet me deri në tre muaj burg dhe një gjobë prej 3,000 rupi nepaleze. Policia e qarkut Baitadi tha se po heton vdekjen e Anitës. Familja e saj mohoi se ajo kishte menstruacione kur vdiq.

“Ne po punojmë për t’i dhënë fund kësaj praktike, por kemi ende shumë punë për të bërë,” tha Bina Bhatta, nënkryetare e Komunës rurale Pancheshwar në Baitadi.

(Kosova Sot Online)