Drogë dhe vjedhje, 2 shqiptarë arrestohen në Milano

  • E. /
  • 11 August 2023 - 15:37
Drogë dhe vjedhje, 2 shqiptarë arrestohen në Milano

Një 24 dhe një 29 vjeç, me kombësi shqiptare, u arrestuan për trafik droge në Pioltello, në zonën e Milanos, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas akuzave, të dyve iu gjetën në njërën prej banesave të kontrolluara mbi 130 gram kokainë, 10 500 euro si dhe materiale ambalazhi droge, si dhe u raportuan për marrjen e mallrave të vjedhura, për shkak se disa bizhuteri dyshohet se ishin të vjedhura.

29-vjeçari është dënuar me 10 muaj e 28 ditë burg për krime të lidhura me drogën.

Ndërsa për 24-vjeçarin nuk ka ende një vendim.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)