Zbuloni si do të jetë parashikimi i motit për fundjavë

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 16:44
Zbuloni si do të jetë parashikimi i motit për fundjavë

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

(Kosova Sot Online)