Personi që sulmoi gazetarin nga Kosova arrestohet në Prizren

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 17:51
Personi që sulmoi gazetarin nga Kosova arrestohet në Prizren

Personi i cili sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi dhe kameramanin Arbër Latifi gjatë protestës kundër festivalit “DokuFest” në Prizren, është arrestuar, ka njoftuar policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këta të dy u sulmuan derisa po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për se personi që sulmoi gazetarët është arrestuar, dhe po intervistohet.

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkohë sulmi u dënua edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e quajtën të papranueshëm, dhe rrezik ndaj sigurisë së gazetarëve.


(Kosova Sot Online)