Kurtin në Tetovë e mirëpret Bilall Kasami

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 18:07
Kurtin në Tetovë e mirëpret Bilall Kasami

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas përurimit të rrugës “Adem Demaçi”, në Çair, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë takimit, Kurti e Kasami folën për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin lokal, me theks në arsim e kulturë.

“Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Po ashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit”.

“Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore”, shkroi Kasami.

Tutje, bëhet e ditur se kreu i Tetovës i dhuroi Kurtit pikturën e cila sipas tij, simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni e Tetova.

“Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare”, shkroi Kasami.

(Kosova Sot Online)