62-vjeçari plagos me thikë gruan dhe djalin në Maliq, RENEA negociatë me autorin

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 09:59
62-vjeçari plagos me thikë gruan dhe djalin në Maliq, RENEA negociatë me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq, përcjell "Kosova Sot Online".

Një 62-vjeçar ka plagosur me thikë gruan e tij dhe me mjet të fortë ka goditur djalin në kokë. 

Policia ka shkuar në vendngjarje, por autori është mbyllur në shtëpi dhe uniformat blu bljnë me dije se është i armatosur me pistoletë. 

Në njoftim thuhet se R. M vuan nga problemet e shëndetit mendor.

“Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Polici.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Operacioni për kapjen e tij, po vijon”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)