Bllokohet Rruga e Kombit, radhët kanë arritur deri në 10 km

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 11:27
Bllokohet Rruga e Kombit, radhët kanë arritur deri në 10 km

Rruga e Kombit në segmentin Morin-Kukës është bërë më rradhë të gjata me vetura sot në mëngjes, përcjell "Kosova Sot Online".

Janë me mijëra qytetare të Kosovës por jo vetëm që kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin.

Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.

(Kosova Sot Online)