Policia arreston nëntë persona në rajonin e Ferizajt dhe konfiskon armë

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 12:17
Policia arreston nëntë persona në rajonin e Ferizajt dhe konfiskon armë

Policia e Kosovës ka japur detaje me rezultatet e planit operativ “Goditja”, në rajonin e Ferizajt, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë me dije se nga data 8 deri më 11 gusht, janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, 226 pika kontrolli të automjeteve, 26 pika kontrolli me alkool test, 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1 mijë e 645 vetura, janë legjitimuar 1 mijë e 895 persona, janë kontrolluar 21 lokale.

Pas këtyre kontrolleve, janë arrestuar nëntë persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. Aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve. Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për  trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)