Rohde: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 12:25
Rohde: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, para dy ditëve dha lajmin se avokatët e licencuar nga Kosova do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Këtë lajm e cilësoi si zhvillim pozitiv edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Por, sot ai e sqaroi këtë postim, duke treguar se si mund ta ushtrojë profesionin e tyre avokatët kosovarë në Gjermani.

Rohde ka shkruar se praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. 

“Sqarim i postimit tim të mëposhtëm: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtë programit  të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)