Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR’it në Kosovë

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 13:40
Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR’it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontigjent i ushatarëve të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë, transmerton "Kosova Sot Online".

Peleshi, ka shtuar se me këtë veprim Shqipëria ka shtuar kontributin në aleancën ushtarake.

Peleshi ka theksuar se duke e ditur rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, forcat shqiptare do të jenë gati të shërbejnë për siguri.

Peleshi ka shkruar se forcat tyre të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale. 

Postimi i plotë: 

Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.
Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale. 🇦🇱❤️🇽🇰#ëeAreNato

(Kosova Sot Online)