Ishte duke punuar, bie nga lartësia dhe humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 14:04
Ishte duke punuar, bie nga lartësia dhe humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi dyshohet se ka rënë nga 20 metra lartësi, përcjell "Kosova Sot Online".

31-vjeçari shqiptar punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me  mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia.

Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.

(Kosova Sot Online)